Shënohet 18 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit

në kategorine Maqedoni

Shkup, 13 gusht 2019 (MEDIAL) – Tetëmbëdhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, ideja e saj dhe vizioni janë prezent në jetën tonë politike dhe shoqërore. Ne do të vazhdojmë më tej, me përmirësimin e kapaciteteve institucionale, ashtuqë përbërja multietnike në shtet të jetë vlerë e shtuar në familjen e madhe evropiane, ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Sadulla Duraki.

Në solemnitetin me rastin e 18 vjetorit të MO-së në Klubin e deputetëve kanë marrë pjesë kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministrat Koço Angjushev, Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski, zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi, përfaqësues të korit diplomatik, partive politike, kryetarë komunash, profesorë universitarë, përfaqësues të OJQ-ve…

“Pas nënshkrimit të marrsëveshjes së kompromisit e cila ndërpreu konfliktin e armatosur para 18 vitesh, zbatimi i saj nuk ka qenë assesi i lehtë. Me guxims, përkushtim dhe vizion të qartë evropian qëndruam para gjitha vështirësive, pasi ishim të sigurt se jemi në rrugë të drejtë. Shumë vlerësime ka për këto 18 vite, por më me rëndësi është se rruga e integrimit të brendshëm dhe të jashtëm asnjëherë nuk është ndërpre dhe mbetet rruga e vetme për të ardhmen e RMV-së”, ka thënë Duraki duke shprehur falënderim deri te SHBA, NATO, BE dhe gjithë miqtë ndërkombëtarë.

Kjo ministri sipas tij është hap i madh para. Ai është institucion qendror i cili do të ketë rol koordinues për gjitha politikat të cilat dalin nga Marrëveshja e Ohrit, tha ai.

Duraki konsideron se vendi ka mundësi të koncentrohet në zhvillimin ekonomik dhe përmriësimin e jetës të siç tha, “qytetarëve të barabartë dhe zhvillimin e demokracisë moderne të shekullit 21”.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit paraqet vlerë të madhe për vendin e cila ndërpreu luftën dhe tragjedinë dhe hapi rrugën e dialogut dhe kompromisit.

“Marrëveshja e Ohrit është çelësi që duhet të na bashkojë të gjithë neve, nuk është vetëm për shqiptarët, nuk është vetëm për boshnjakët, turqit, romët, vllahët, por është edhe i maqedonasve dhe shqiptarëve. Prandaj duhet të kemi respekt dhe të gjithë duhet që t’i inkrajojmë partitë politike sa më shpejtë të jetë e mundur edhe në atë pjesë që nuk është implementuar nga gjitha institiucionet në vend. Sa më shpejtë të mbyllim këto çështje, aq më mirë do të jetë për shtetin”, ka thënë Ahmeti.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për Ligjin mbi përdorimin e gjuhëve, lideri i BDI-së ka thënë se punët zhvillohen siç duhet dhe mirë edhe pse siç tha, “ka vështirësi”.

“Por mbi të gjitha, duhet të vlerësohet se nëse ka Ligj për përdorim të gjuhëve, ka filluar implementimi, por ajo nuk nënkupton se duhet të jemi të zhgënjyer dhe se punët nuk do të shkojnë në të mirë”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se ka dy institucione të cilat duhet të merren me zbatimin e atij ligji. f.

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.