Këto tri bimë janë shpëtim nga infeksionet e traktit urinar: Kështu përgatiten siç duhet çajet prej tyre!

Janë të njohura që nga kohërat e lashta si ilaçe fenomenale natyrore

Simptomat e infeksionit të traktit urinar përfshijnë urinim të shpeshtë dhe të dhimbshëm, urinë me ngjyrë të çuditshme dhe dhimbje të vogla në stomak.

Simptomat e infeksionit të traktit urinar, ose infeksionit të veshkave, janë barku sipërm i dhimbshëm dhe të ndjeshëm, ethe ose të dridhura, krupë dhe të vjella, transmeton Telegrafi.

Çaj majdanozi

Ky çaj nuk ka shije të mrekullueshme, por sigurisht që mund të ketë me efektin e tij. Çaji i majdanozit është i shkëlqyeshëm për detoksifikimin e trupit, por gjithashtu eliminon bakteret që infektojnë traktin urinar dhe çrregullojnë punën e veshkave dhe fshikëzës.

Përgatitja e çajit të majdanozit

Hidhni 2 lugë gjethe majdanozi të freskët në 200 mililitra ujë të nxehtë, lëreni të qëndrojë për 10 minuta dhe e pini pas çdo vakti.

Çaji uva

Ndoshta çaji më i famshëm në luftën kundër infeksioneve të traktit urinar. Kjo bimë (Uva ursi) ka një efekt antibakterial dhe kështu eliminon me sukses shkaqet e sëmundjeve.

Përgatitja e çajit uva

Një lugë gjethe të thara uvini, hidhni 250 mililitra ujë të vluar, kulloni pas 15 minutash dhe e pini.

Çaj belushi

Belushi është aq i mirë në zgjidhjen e infeksioneve të traktit urinar, saqë e kemi përfshirë në përbërjen e përgatitjes sonë kundër infeksioneve të traktit urinar. Ky çaj lufton infeksionet urinare në mënyrë krejt natyrale.

Përgatitja e çajit të belushit

Hidhni 8 qese boronicë me 2 litra ujë të valë, kullojini pas 15 minutash dhe pini disa herë gjatë ditës.