Shekerinska: Për dy vjet e gjysmë kemi bërë kthesë – 60 për qind pagë minimale më të lartë dhe vende të reja pune

Kërçovë, 27 qershor 2020 (MEDIAL) – Për vetëm dy vjet e gjysmë kemi bërë kthesë aty ku kishte shumë pak shpresë. Për herë të parë, filluam jo vetëm të flasim, por edhe të tregojmë se vetëm një shtet i drejtë mund të jetë shtet i mirë, theksoi bartësja e listës së kandidatëve të koalicionit “Mundemi” në Njësinë zgjedhore 5, zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska në tribunën qytetare të koalicionit në Kërçovë.

Siç shtoi ajo, sot paga minimale është pothuajse 60 për qind më e lartë, ndërsa kanë krijuar edhe 60 mijë vende të reja pune.

“Kur sot VMRO-DPMNE flet për paga më të larta, pensione, kthejeni mbrapa filmin se si 100 herë thonë se nuk mundet. Mos i vlerësoni sipas fjalës por sipas asaj që e bënë. Ne e marrim përgjegjësi se do të ndërtojmë një ekonomi, e cila nuk bazohet në një pagë minimale, do t’i ndihmojmë biznesmenët të japin paga të mira, që të rritet edhe paga minimale edhe mesatare”, porositi Shekerinska.

Shekerinska u premtoi kërçovarëve se do të ndërtohet spital i ri.

“Ne kemi ndarë 300 milion denarë për ndërtimin e spitalit dhe ai projekt më në fund do të fillojë të ndërtohet dhe do të përfundojë shumë shpejt. Po investojmë edhe në TEC ‘Osllomej’”, tha Shekerinska.

Ajo foli edhe për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, për të cilën tha se do të përfundojë dhe do të vihet në dispozicion në vitin 2021.

Sipas Shekerinskës, zgjedhja është e qartë, NATO ose BE ose Hunta dhe Belize.

“Rrallë kur kemi ndonjë ndryshim kaq të rrallë, nga njëra anë keni anëtarësim në NATO, nga ana tjetër keni një Pallat të bardhë në qendër të Shkupit. Në njërën anë e keni Brukselin dhe negociatat me BE-në, nga ana tjetër e keni Belizen dhe negociatat me huntën. ls/fab

Таг