Shekerinska nga Rostusha: Investimi në infrastrukturë është investim në ardhmërinë tonë

Shkup, 21 qershor 2020 (MEDIAL) – Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot ishte për vizitë në Komunën Mavrovë-Rostushë, ku vizitoi disa objekte.

“Në një komunë relativisht të vogël me kapacitete të vogla financiare, të shihni fasada të rinovuar në shkolla dhe spitale dhe të shihni ndërtesë tërësisht të re të ndërtuar sipas standardeve më moderne vërtet është e rrallë. Vizituam edhe disa rrugë që janë rikonstruktuar plotësisht ose janë duke u rikonstruktuar dhe mund të them që komuna ka bërë një mrekulli të vogël për më pak se tre vjet. Duke përdorur mjetet e saj lokale, por edhe donacionet e qeverisë dhe të huaja për t’i vënë ato në funksion të zhvillimit lokal”, tha Shekerinska.

Ajo potencoi se kanë trashëguar shtet i cili ka qenë i shkatërruar dhe në të cilën paratë e qytetarëve janë shpenzuar nga muze, fasada barok dhe përmendore.

Ajo gjithashtu tha se edhe gjatë krizës së koronës, vazhdon realizimi i investimeve kapitale. sn/