Shekerinska nga Ohri: Prej këtu mund t’i shihni dallimet, çka punojmë ne, e çka punojnë ata

Ohër, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – Nga fillimi i kësaj epidemie dhe nga fillimi i kësaj fushate treguam se i zgjedhjet janë të nevojshme për ne, por më të rëndësishëm për ne janë qytetarët dhe shëndeti i tyre, porositi sonte nga Ohri bartësja e listës nga njësia e pestë zgjedhore e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

“Jo rastësisht fillojmë në Ohër dhe jo rastësisht një pjesë të madhe të fushatave do të jemi këtu, sepse në shumë tema të  cilat i kemi të rëndësishme  si njerëz, si parti, si kandidatë në Ohër, mund t’i shihni dallimet në vepër. Mund të shihni çka flasim dhe si punojmë, mund të shihni çka flasin dhe si nuk punojnë ata të tjerët. Për dy vjet e gjysmë treguam se mund të na kritikojnë, mund të pështyjnë, mund ta gënjejnë opinionin, por nuk mund të ikin nga fakti se jemi njerëz, parti dhe qeveri e cila zgjidh probleme, e cila nuk ik prej tyre, e cila kërkon arsyetim”, thekson Shekerinska.

Si bartëse e Njësisë së pestë zgjedhore, Shekerinska përkujtoi edhe se Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja për dy vjet e gjysmë ka punuar punë të cilat pushteti ekzekutiv nuk ka arritur t’i kryejë për 11 vjet dhe pothuajse 12 vjet pushteti lokal në pjesën më të madhe nëpër komunat në shtet. fb/