Demir Hisar, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Nëse zgjidhen prioritetet e vërteta dhe nëse pushteti shtetëror bashkëpunon mirë me pushtetin lokal, atëherë sukseset e përbashkëta janë të dukshme, ndërsa shembull për atë është Demir Hisari. Ne ndërtojmë ekonomi të re zhvillimore të Maqedonisë dhe krijojmë kushte për vende pune më të mira dhe paga më të larta, theksoi Radmilla Shekerinska, bartëse e listës së kandidatëve për deputetët e LSDM-së dhe koalicionit në NJZ 5.
Ajo përkujtoi se në trekëndëshin Manastir-Demir Hisar-Krushevë, në infrastrukturë janë investuar rreth 12 milion euro.
Bartësja e listës së kandidatëve për deputetë në NJZ 5 Radmilla Shekerinska gjatë vizitës në Komunën Demir Hisar theksoi se gjatë korona-krizës qeveria gjatë gjithë kohës është fokusuar t’u ndihmojë komunave, subjektet ekonomike, përkatësisht një numri sa më të madh të qytetarëve.
Në takim me kryetarin e komunës së Demir Hisarit, Marjançe Stojanovski, Shekerinska ishte informuar për shfrytëzimin efikas të mjeteve evropiane të cilat destinohen në zhvillimin e kulturës, infrastrukturës lokale, si dhe në shanset për zhvillim të turizmit në atë komunë. sa/