Shekerinska nderoi pjesëtarët e rënë të Armatës te Stanet e Lubotenit

Shkup, 10 gusht 2020 (MEDIAL) – Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska sot në monumentin në kazermën e” Ilindenit” vendosi kurorrë lulesh në kujtim të tetë anëtarëve të rënë të përbërjes rezervë të Armatës të cilët humbën jetën te Stanet e Lubotenit.

Në monumentin, kurorë luesh vendosën edhe anëtarët e familjeve dhe një delegacion nga kabineti i Presidentit, kumtuan sot nga Ministria e Mbrojtjes. ls/