Shekerinska: Ekonomia funksionon, këto tre vjet treguan se mundet më ndryshe

Shkup, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Sot mund të themi se në Maqedoni ka 60 mijë  vende të reja pune, 60 për qind  pagë minimale më e lartë dhe ende nuk është e mjaftueshme dhe 4.500 denarë  pagë mesatare më e lartë,  ndërsa ekonoMEDIAL funksionon. Këto tre vjet treguan  se mundet  më ndryshe, tha zëvendëskryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5.

Sipas Bankës Botërore, nënvizoi ajo, më shpejtë do të kthehemi  prapa pas krizës që i goditi  gjithë të tjerët.

Atë lloj të rritjes ekonomike që e ka promovuar VMRO-DPMNE  në të cilën  gjithçka do të kontrollohet  në një vend dhe të gjitha firmat do të marrin mjete prapa dhe do të varen nga ndihma shtetërore nëse VMRO-DPMNE  ndjen keqardhje, tashmë shkoi, theksoi Shekerinska.

“Dallimi më i dukshëm është që kur kërkuam të fillojnë të rriten pagat në shtet, VMRO-DPMNE kishte një  politikë të njëjtë  se nuk duhet të rriten pagat,  se ekonoMEDIAL do të shembet dhe të gjtihë investitorët do të ikin. Atëherë ne 11 vjet e shikuam modelin e a.q. rritje ekonomike në  të cilin do të fitojnë  pak persona,  ndërsa të gjithë do të jetojnë  me pagë minimale prej tetë deri në nëntë mijë denarë”, tha mes tjerash Shekerinska.

Sipas saj,  secili që ka bërë krim tani ose para tre vite duhet të përgjigjet. sa/