Shekerinska: Edhe gjatë krizës së tmerrshme me koronën, kemi vendosur të mos lejojmë të ndërpriten investimet

Ohër, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, sot vizitoi disa lokacione në Ohër, ku janë zbatuar projekte të rëndësishme infrastrukturore, ndërsa ka kryer inspektim edhe në një pjesë të intervenimeve ndërtimore, të cilat janë në vijim.

“Mirë është të dëgjohet se në përgjithësi ka iniciativë ndërtimore në Ohër, posaçërisht në disa shkolla, ku fillon gjithçka. Nëse kjo rezulton me të rinj, në arsimimin e të cilëve u investua, gjithçka do të shkojë më mirë. Edhe gjatë krizës së tmerrshme me koronën, e cila ndikoi në zhvillimet në botë, kemi vendosur që të mos lejojmë të ndërpritet investimet”, tha Shekerinska, duke paralajmëruar se edhe në të ardhmen Qeveria do t’i përkrahe të gjitha projektet e mira, për çka është paraparë përkrahje financiare me vlerë prej dy miliardë eurove.

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendës kryeministrja Shekerinska, ka kryer inspektim edhe në aktivitetet ndërtimore për rikonstruimin e tërësishëm të rrugës “15 Korpus” në dalje të Ohrit në Rrugën magjistrale në drejtim të Resnjes dhe Manastirit.

Shekerinska paraprakisht ishte dhe në Resnjë, në hapje të tregut të ri të qytetit, me vlerë prej 3,5 milionë denarë. bsh/

Шекеринска во работна посета на Охрид

Posted by MИА.mk on Понеделник, 22 јуни 2020