Shehaj: Qeveria punon për një grusht oligarkësh! Ne kemi një plan

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka vizituar sipërmarrjet e vogla në njësinë 5 Tiranë, nga ku ka vlerësuar ekzistencën e tyre, si motorri i punësimit dhe burimi i mirëqenies për shumicën e familjeve.

‘Por ato janë në vështirësi, sepse qeveria punon për një grusht oligarkësh. Ne kemi një plan për çlirimin e ekonomisë dhe mbështetjen e sipërmarrjes së ndershme’, shkruan Shehaj në Facebook.

Postimi i plotë i Agron Shehajt:

Sipërmarrjet e vogla janë motorri i punësimit dhe burimi i mirëqenies për shumicën e familjeve. Por ato janë në vështirësi, sepse qeveria punon për një grusht oligarkësh. Ne kemi një plan për çlirimin e ekonomisë dhe mbështetjen e sipërmarrjes së ndershme. Sipërmarrja fiton më 25 prill. Shpërndaheni këtë postim per të mbështetur sipërmarrësit e vegjël që mezi ja dalin.