SHBA – Trump: Biseda telefonike me Kinën shumë produktive

në kategorine Bota

MORRISTOWN, 13 gusht /MEDIAL-AFP/ – Biseda telefonike mes negociatorëve tregtarë amerikan dhe kinez ka qenë shumë produktive, konfirmoi sot presidenti amerikan, Donald Trump, në një kohë kur administrata do të vonojë vendosjen e tarifave ndëshkuese mbi produktet elektronike të konsumit, të importuara nga Kina.
“Negociatori kryesor kinez, Liu He dhe ministri i Tregtisë, Zhong Shan janë takuar me përfaqësuesin amerikan për Tregtinë, Robert Lighthizer dhe sekretarin e Thesarit, Steve Mnuchin”, theksoi media shtetërore.
Uashingtoni njoftoi shtyrjen e një pjese të këtyre tarifave më 15 dhjetor.
“Ne e bëjmë këtë për Krishtlindje në rast se kjo do të ndikojë tek konsumatori amerikan”, theksoi presidenti amerikan.
“Ne vendosëm shtyrjen e tarifave që ato të mos kenë ndikim në festat e fundvitit”, nënvizoi Trump./
/ec/
.

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.