SHBA me sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të “kuzhinierit të Putinit”

Uashington, 16 korrik 2020 (MEDIAL) – Ministria amerikane e Financave mbrëmë kumtoi për pako të re të sanksioneve kundër  personave  dhe kompanive  të lidhur me Evgenij Prigozhin, biznesmen rus i afërt  me Kremlinin, të cilin Uashingtoni  e akuzoi  për përzierje  në konfliktin në Sudan.

Kumtohet se  masat e reja kufizuese janë vendosur kundër tre personave fizik nga Rusia dhe pesë kompanive nga Sudani, Hong-Kongu dhe Tajlanda, të potencuar se janë të lidhur me Progozhin.

Ministri kumtoi se këto persona dhe kompanitë gjoja i kanë ndihmuar  t’i tejkalojë  sanksionet e vendosura paraprake kundër tij. Në fillim të shekullit ai u bë i njohur si “kuzhinieri i  Putinit”, për shkak të vizitave të shpeshta të presidentit rus në restorane të drejtuara nga kompanitë e Prigozhin.

Ai pastaj u bë  njëri nga  financuesit kryesor  të grupit ushtarak privat rus “Vagner” i cili ndërmer aktivitete ushtarake në Ukrainën lindore, Siri, Libi, Sudan dhe vendet tjera. sa/