Komisioni i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë miratoi emërimin e diplomates Yuri Kim, për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Për t’u bërë zyrtar, emërimi i saj duhet të miratohet nga Senati. Komisioni votoi për 15 emërime, përfshirë për të emëruarin për postin e Ambasadorit amerikan në Rusi, John Sullivan. Zonja Kim, ishte emëruar nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti. Në një seancë para Komisionit të Jashtëm të Senatit për konfirmimin e saj në fund të tetorit, ajo tha se do të nxiste udhëheqësit e vendit për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.
MEDIAL.mk