Shahpaska në Berovë në dhënien e lejes në shtëpinë për mbrojtje sociale të personave të moshuar “Dr. Ivan Vllashki”

Shkup, 1 gusht  – Minsitrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot  do të mbajë fjalim në dhënien e lejes për kryerje të veprimtarisë nga mbrojtja sociale për dhënie të shërbimit social ndihmë dhe kujdes në Institucionin publik komunal për mbrojtje sociale (IPKMS) “Dr. Ivan Vllashki” në Berovë.

Me këtë, siç kumtoi MPPS, do të emërohet fillimi i dhënies së këtij shërbimi social për 60 persona nga territori i komunës së Berovës me 65 vjet të mbushura,  ndërsa të cilët nuk janë në mundësi të kujdesen për veten.

Përveç ministres Shahpaska, në ngjarje do të mbajnë fjalime edhe kryetari i komunës së Berovës Zvonko Pekeski, Marija Cikarska, ud drejtoreshë e IPKMS-së “Dr. Ivan Vllashki”.

Zhvillimi i këtij shërbimi social, si pjesë e zbatimit të reformës gjithëpërfshirëse sociale në vend, është financuar nga Projekti për përmirësim të shërbimeve sociale, që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetje të Bankës Botërore. Shërbimi ka për qëllim ta përmirësojë dhe mbajë shëndetin e të moshuarve në rrethin e tyre familjar përmes ndihmës në kryerjen e aktiviteteve nga jeta e përditshme, shtohet në kumtesën e MPPS-së.