Seminar “Transparenca dhe përgjegjësia në proceset politike”

në kategorine Maqedoni

Shkup, 14 gusht 2019 (MEDIAL) – Transparencë dhe përgjegjësi në proceset politike, është tema e seminarit për planifikim strategjik, edukim dhe ndërtim  të partneritetit, që do të mbahet sot dhe nesër në Veles,  në organizim të OJQ-së  CIVIL – Qendra për liri.

Sipas paralajmërimit të organizatorit, mysafirë special të seminarit do të jenë kryetarja e Komisionit Antikorruptues Biljana Ivanovska, eksperti për financa dhe ish këshilltar  në Ministrinë e Financave Branimir Jovanoviq, si dhe kryetari i komunës së Velesit Ace Kocevski.

“Fjalimet e mysafirëve special të seminarit do të jenë bazë e mirë për aktivitete të mëtutjeshme të organizatave qytetare dhe ndërtim të partneritetit ndërsektorial për arritje të transparencës më të lartë dhe përgjegjësisë në proceset politike në nivel lokal dhe nacional. Një nga prioritetet e CIVIL gjithsesi është lufta  kundër korrupsionit, ndërsa seminari “Transparenca dhe përgjegjësia  në proceset politike” të CIVIL do të shfrytëzohet si një lloj udhëzuesi për aksione të mëtutjeshme në organizim, por edhe në organizatat potenciale të partneritetit dhe nismat  qytetare në këtë fushë”, qëndron në paralajmërimin e CIVIL.

Seminari është pjesë e projektit “Objektivi qytetar: Transparencë dhe përgjegjësi  në proceset politike”.  

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.