Selimi prezanton Projektligjin për avokaturën shtetërore

Selimi para mediave ka thënë se ky projekt është në fazën finale dhe shpejt do të dërgohet në Qeveri.

Po ashtu, ministri i drejtësisë ka prezantuar edhe tri çështjet që lidhen me ligjin.

“ Po e prezantojmë projektligjin për avokaturën shtetërore, i cili është në fazën finale dhe shpejt do dërgohet në Qeveri. Tri çështjet kryesore që lidhen me ligjin, e para ka të bëjë me atë se për herë të parë është vënë në plan të shtetit avokatura. Një çështje tjetër që parashihet me këtë ligj është obligimi për denoncimin e keqpërdorimeve. Me këtë normë do ta përçojmë mesazhin që çdo keqpërdorim do ta ketë edhe një mekanizëm shtesë. Po ashtu parashihet vlerësimi i riskut të draft-kontratës, ku përmes kësaj e kemi marrë për obligim që t’i analizojmë draft kontratat fillimisht, para se të lidhet kontrata”, tha Selimi. /Lajmi.net/