Selimi: Mexhiti dhe Bexheti kishin plotësisht të drejtë, ata kanë mbledhur vota për BDI në Shkup
Shkup, 18 tetor – Analisti Sefer Selimi duke folur për zhvillimet e fundit në BDI në emisionin CLick Plus në TV21, tha se Mexhiti dhe Bexheti kishin plotësisht të drejtë për të kërkuar më shumë, sepse pikërisht ata kanë krijuar struktura për të mbledhur vota në Shkup.
“Mexhiti dhe Bexheti kanë fuqi për të bërë ndryshime në shumën e votave. Këtu ishte pretekstit fillestar ku filloi gjithë kjo pakënaqësi. Këta kishin plotësisht të drejtë, sepse në terren ata krijuar struktura që kanë mbledhur vota. Kemi krijaur një sistem klientelist ku çdo gjë lidhet për interesa të drejtpërdrejta.”, tha Selimi.