Selami ka një lajm të mirë për blegtorët

Zv. Drejtori në Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami prezanton projektet e reja që do të realizohen.

Reagimi i tij:

Dritë do të ketë edhe maja më e lartë ku banon blegtori që do pajisen me panela fotovoltaik.

 Nje projekt i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe NP Kullotave e menaxhuar nga Lulzim Fejzullai jep dritë në 50 ferma në lartësi mbidetare mbi 2000 m

 Sot bashkë me Drejtorat z.Lulzim Fejzullahu dhe Nimetulla Ramadani vizituam një blegtor z.Sali Jusufi në malin Solunska Glava i cili ka mbi 500 dhen dhe nga afër i pamë dobitë e këtij projektit për blegtorët ku furnizohen me rrymë elektrike nëpërmjet panelave me 3 KW  Kullota është në përgatitje të projektit të ri ku do parashihen edhe një numër i madh i panelave që do ti shfrytëzojnë bujqit.

Nuk do ketë më errësirë për blegtorët sepse do modernizojmë blegtorinë me standarde europiane.

Vazhdojmë me projektet e radhës mes Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe NP Kullota.