Seancë e Jashtëzakonshme e Këshillit Komunal Likovë-Tema: deponia e egër në fshatin Nikushtak
Likovë/Nikushtak, 29 gusht – Me iniciativë të 3 këshilltarëve komunal nga fshati Nikushtak i komunës së Likovës, dhe me përkrahje të 7 këshilltarëve komunal, është kërkuar mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të komunës së Likovës.
Sipas nenit 40, pika 4 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryetari i këshillit komunal Zekirja Shahini është i detyruar që të thërrasë mbedhje të jashtëzakonshme dhe të diskutoj mbi temën e kërkuar Rilokimi i deponisë së egër në fshatin Nikushtak. Mbetet detyrë e Kryetarit të këshillit të informojë këshilltarët për mbledhjen e jashtëzakonshme dhe njëkohësisht ju bëjmë thirrje mediave që ta ndjekin këtë mbledhje dhe vendimet që do të merren.
Rikujtojmë se me datë 26 gusht 2023 nga tymi që dilte nga deponia e egër u shkaktua aksident trafiku me ç’rast u dogjën dy vetura dhe u lënduan disa persona. Deponia e egër është në afërsi prej 1km nga fshatrat Orllancë, Grushinë dhe Nikushtak, ndërsa tymi, era e keqe, dhe qentë endacak janë kërcënim i vazhdueshëm për shëndetin dhe sigurinë e banorëve.
Të bashkangjitur e gjeni Kërkesën e dërguar nga këshilltarët komunal deri tek Komuna e Likovës.