Seancë e Gjykatës kushtetuese

Shkup, 29 qershor – Gjykata kushtetuese sot do të mbajë seancë në të cilën do të debatojë për tre lëndë.

Lënda e parë, e parashtruar nga Marjan Popevski, ka të bëjë për kontestet e nenin 200 paragrafi 5 nga Ligji për falimentim (“Gazeta zyrtar e Republikës së Maqedonisë” nr.34/2006, 126/2006, 84/2007, 47/2011, 79/2013, 164/2013, 29/2014, 98/2015 и 192/2015).

Sipas pretendimeve nga iniciativa, neni kontestues 200 paragrafi 5 nga Ligji për falimentim nuk është në harmonizim me nenin 8 paragrafi 1 alinea 6 nga Kushtetuta (mbrojtje juridike të pronësisë), si dhe me nenin 9 paragrafi 2 nga Kushtetuta, sipas të cilit qytetarët para Kushtetutës dhe ligjeve janë të barabartë. Parashtrues i iniciativës kërkon që të hiqet neni 200 paragrafi 5 nga Ligji, sepse konsideron se me dispozitën e tillë i mundësohet personit juridik i cili nuk ka cilësi të palës në procesin gjyqësor të vazhdojë të zhvillojë procedura gjyqësore, që në praktikë do të thotë se personi juridik në falimentim dhe pas fshirjes nga regjistri gjyqësor mund të udhëheq proces gjyqësor.

Lënda e dytë ka të bëjë me kontestet e pjesës “ose është nën suspendim ose është hequr” nga paragrafi 3 nga neni 57 nga Ligji për planifikim urbanistik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.32/2020, të parashtruar nga Kristina Baçovska Sinkoli, përmes avokatit Robert Baçovski Sinkolli).

Lënda e tretë për të cilën do të debatojnë gjykatat kushtetuese është kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave për gjykime të Gjykatës themelore qytetare Shkup dhe Gjykatës së Apelit Shkup nga Vllatko Stojanovski, përmes avokatit Filip Medarski.

Parashtruesi i iniciativës konsideron se me vendimet gjyqësore të dy gjykatave është shkelur e drejta e garantuar kushtetuese e shprehjes dhe neni 10 nga Konventa evropiane për të drejtat e njeriut. Sipas tij, shteti përmes institucioneve përkatëse shtetërore nuk e ka garantuar sigurinë e vet më 27.04.2017 gjatë kryerjes së detyrave të punës në Kuvend, ndërsa dy gjykatat me vendimet gjyqësore nuk i kanë marrë parasysh paditë për shkeljen e lirisë së shprehjes dhe ngjarjet të cilat i kanë ndodhur gjegjësisht sulmet direkte ndaj tij në Kuvend, sepse si gazetar ka raportuar për çështje nga interesi publik.