Sanksionohen 273 shoferë në Shkup, 50 për vozitje të shpejtë, 31 nuk kanë pasur patentë shoferi

/

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se  gjatë ditës së djeshme (18 tetor) në territorin e Shkupit janë shqiptuar  gjithsej 273 sanksione, mes të cilëve  për vozitje pa patentë shoferi 31, njejtë sikur për automjete të parregjistruara dhe  me parregullsi teknike, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes 50 shkelje.

Janë shqiptuar 15 masa për mosmbajtje të rripit të sigurisë, 25 masa për parkim të paligjshëm, 16 automjete janë mënjanuar me automjetin special “karrotrec”, ndërsa janë sanksionuar 49 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit  për ta rritur sigurinë në komunikacion”, kumtoi MPB.