Samadrexha kampione te kadetet

Samadrexha ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në grupmoshën e kadeteve. Në ndeshjen përcaktuese për titull të kampionit të luajtur të dielen në kryeqytet, Samadrexha fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 26:18. Më efikasja te Samadrexha ishte Arl. Maloku me 10 gola. Te Prishtina u dalluan D. Shala dhe E. Berisha me nga 5 gola.

Kështu Samadrexha dëshmoi se ka të ardhme të ndritur në hendboll, njëjtë si KHF Prishtina. Të dy skuadrat kanë treguar ndeshje të mira gjithë edicionin.

Të dielen iu dorëzua kupa e kampionit edhe kadetëve të Prishtinës që titullin e kanë siguruar para pandemisë.

Prishtina – Samadrexha 18:26 (8:13)

Prishtina: Krasniqi 3, Shala 5, Kongjeli 3, Sadiku, Ajvazi, Berisha 5, Behluli, L. Berisha, Krasniqi 2, Kelani, Aliu, Sadriu, Ajvazi

Samadrexha: Ar. Maloku, Mi. Basholli, De. Basholli 6, Arl. Maloku 10, Musliu 1, Surdulli 6, Agn. Basholli, Imeri, Bunjaku, F. Basholli, E. Basholli, Au. Maloku 3, Ge. Basholli.