RUSKOSKA kërkon arrest për kumbarin e Gruevskit dhe ngrirje të pronës

/

Prokurorja Vilma Ruskovska sot nga gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Penale në Shkup ka kërkuar  arrest dhe ngrirje të pronës për të dyshuarin Risto Novaçevski i cili u akuzua për veprën penale “pastrim parash”  me të cilat ka blerë  toka në Vodno.

“Hetimi ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe ka filluar në ish PSP-në,  ndërsa në muajt e fundit  është vazhduar në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bëhet fjalë  vetëm për një vepër penale “pastrim parash dhe vepra tjera ndëshkuese” sepse parashikimi tashmë është vjetëruar. Për momentin të dyshuar janë gjashtë persona”, deklaroi Ruskoska para Gjykatës Penale.

Ajo saktëson se për momentin të dyshuar janë vetëm persona fizik dhe shtoi se tani për tani  në hetim nuk ka  person juridik të dyshuar.

Në këtë lëndë përveç Novaçevskit të dyshuar janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, Sasho  Mijallkov, Nenad Josifovski, Jordan Kamçev dhe nëna e tij Ratka Kamçeva.