Rritje e frikshme e rasteve me Covid-19, tre rajone në Itali futen në zonën e kuqe

Italia do të shtrëngojë më tej kufizimet për Covid-19 në tre rajonet e saj.

Tashmë Campania, Basilicata dhe Molise do të vendosen në zonën e kuqe dhe që nga e hëna lëvizja do të jetë e kufizuar, ndërsa baret, restorantet dhe shkollat do të mbyllen së bashku me një pjesë të dyqaneve.

Autoritetet shëndetësore paralajmëruan një rritje të rasteve edhe me përhapjen e varianteve të reja.

Më herët Ministria e  Shëndetësisë në Itali raporti mbi 24 mijë raste me Covid, ndërsa 297 pacientë humbën jetën.

Sakaq gjatë 5 ditëve të fundit infeksionet janë rritur me 23%.

“Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë Italinë”, tha Silvio Brusaferro, shefi i Institutit të Shëndetit, ndërsa shtoi se është shënuar një rritje e infeksionet nga varianti britanik.