Rritja e rasteve me koronavirus në Prishtinë, ky është vendimi i fundit i Shpend Ahmetit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus në kryeqytet, kanë marrë vendim që të pezullohen përkohësisht takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit, shkruan lajmi.net.

Theksojmë se vetëm në 24 orët e fundit në Prishtinë janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus.

Njoftimi i plotë i Ahemtit, pa ndërhyrje:

Rritja e numrit të rasteve me #covid19 ka përkeqësuar situatën epidemiologjike, prandaj kemi marrë vendim që si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit të pezullohen përkohësisht takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit.

Kontaktet dhe hollësite i gjeni në vegëzën më poshtë:

https://tinyurl.com/yy7tsw25

Ju falemnderit per mirëkuptimin dhe konsideratën!

#prishtina💙. /Lajmi.net/

Rritja e numrit të rasteve me #covid19 ka përkeqësuar situatën epidemiologjike, prandaj kemi marrë vendim që si masë…

Gepostet von Shpend Ahmeti am Mittwoch, 21. Oktober 2020