Rritet numri i udhëtarëve në transport

Shkup, 19 gusht – Numri i përgjithshëm I udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor është 9 521 mijë në tremujorin e dytë të vitit 2021 dhe në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar është rritur për 33,4 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistika.
Sipas llojit të transportit, numri I udhëtarëve të transportuar në transportin urban është rritur për 61 për qind, në transportin periferik për 4,2, ndërsa në atë ndërurban për 32,1 për qind.
Në tremujorin e dytë të vitit 2021, në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, numri I përgjithshëm I kilometrave të udhëtimit në transportin rrugor të udhëtarëve është rritur për 117,4 për qind. Sipas llojit të transportit, numri I kilometrave të udhëtimit në transportin urban është rritur për 3,1, në periferik për 15,9, ndërsa në atë ndërurban për 64,2 për qind