Rritet numri i turistëve dhe bujtjeve

Shkup, 13 gusht – Në periudhën janar – qershor të vitit 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 42,5 për qind, derisa numri i bujtjeve për 54 për qind.

Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, te turistët vendorë në këtë periudhë krahasuese ka rritje për 97,8 për qind, ndërsa te turistët e huaj për 8,3 për qind. Në krahasim me bujtjet, rritja te turistët vendorë është për 87,2 për qind, ndërsa te turistët e huaj është për 27,9 për qind.

Numri i turistëve në qershor të vitit 2021 është 47 168 dhe prej tyre 47,2 për qind kanë qenë turistë të huaj, ndërsa 52,8 të huaj. Numri i bujtjeve, ndërkaq, ka qenë 117 701 dhe prej tyre 52,6 për qind kanë qenë turistë vendorë, derisa 47,4 të huaj.