Rrezikon të mbytet një person në Sazan, në gjendje të rëndë

Një person ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka rrezikuar që të mbytet pranë ishullit të Sazanit.

Rreth orës 11:40, në afërsi të ishullit të Sazanit një varkë peshkimi ka konstatuar një person që rrezikohej të mbytej.

Personi u transportua drejt portit të Vlorës nga mjeti lundrues i Rojes Bregdetare dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Është njoftuar ambulanca dhe shërbimet e tjera policore të cilat janë nisur drejt portit për marrjen e personit.

Aktualisht po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.