Rreth 300 pjesëtarë të forcave afgane janë vrarë javën e kaluar

Kabul, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Edhe krahas negociatave të planifikuara paqësore, 841 pjesëtarë të forcave të sigurisë në Afganistan u vranë apo lënduan javën e kaluar, kumtoi Këshilli nacional afgan i sigurisë.

Militanët taleban kanë kryer 422 sulme në 32 nga gjithsej 34 krahina, ndërsa janë vrarë 291 ushtarë dhe rreth 550 ushtarë janë lënduar në sulmet.

Nga Këshilli i sigurisë afgane potencojnë se kjo është “java më e përgjakur” në 19 vitet e fundit.

Qeveria afgane nuk publikon të dhëna për humbje nga radhët e ushtrisë së tij, por Këshilli i Sigurisë publikoi statistika të ngjashme një javë më parë.

Ushtria afgane dhe talebanët planifikojnë negociata paqësore që t’i jepet fund konfliktit në vend, por edhe krahas ndërprerjes të shkurtër të sulmeve nga fundi i Ramazanit, dhuna vazhdoi.

SHBA dhe talebanët nënshkruan marrëveshje nga fundi i shkurtit, që hapin rrugë për tërheqje graduale të gjithë ushtarëve ndërkombëtar nga Afganistani, gjithashtu e hapi edhe rrugën për marrëveshje të ardhshme paqësore. sn/