Rrëshqitje të dheut në rrugën Dellçevë – Pehçevë – Berovë

Dellçevë, 3 mars – Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin e Maleshevës dje, ndërsa kanë vazhduar edhe sot, mëngjesin e sotëm ka rrëshqitje të reja të dheut në aksin rrugor rajonal Dellçevë – Pehçevë – Berovë.

Rrëshqitje të dheut për momentin vërehen afër aksit në fshatin Trabotivishtë,  si dhe në vende të tjera përgjatë këtij aksi rrugor. 

Nga filiali i NP “Rrugët e Maqedonisë” në Dellçevë deklaruan se bëhet fjalë për rrëshqitje të vogla të dheut, të cilat rregullisht pastrohen nga ekipet e ndërmarrjes.
 
Apeli i tyre për shoferët  në këtë aks rrugor, si dhe në aksin rrugor  Dellçevë – Makedonska Kamenicë – Koçan, është adaptimi i shpejtësinë dhe respektim të sinjalistikës në komunikacion.