Rrahmani: Kalimi në Verona, hap i madh në karrierën time

në kategorine Sport

Mbrojtësi
i Kosovës, Amir Rrahmani ka realizuar një intervistë me faqen zyrtare të Veronës
derisa ka folur për kalimin e tij në Seria A dhe rëndësinë e këtij transferi

Amir Rrahmani ndërroi skuadrën këtë verë, duke
kaluar nga Dinamo Zagreb në Hellas Verona. E këtë kalim e ka vlerësuar lart
edhe Rrahmani, për të cilin ka thënë se ishte njëri prej hapave më të rëndësishëm
të tij në karrierë.

“Kalimi të Verona në Serie A është hap i rëndësishëm
në karrierën time sepse Serie A është në top pesë ligat më të forta në botë dhe
çdo ndeshje do të jetë e fortë, kundër ekipeve dhe futbollistëve që janë të
njohur tashmë”, ka thënë në fillim të kësaj interviste Rrahmani.

“Po, kemi përfunduar fazën përgatitore dhe çdo
gjë po ecë shumë shpejt. Javën e ardhshme është ndeshja e parë e kupës pastaj
me datën 25 fillon kampionati ku duhet të jemi të gatshëm”.

Tutje, Rrahmani ka filur edhe për gjendjen e
tij fiziku dhe dallimin që e ka hasur në kampionatin italian.

“Po, mund të them që përgatitjet fizike këtu
janë më të forta se në ekipet ku kam qenë deri me tani. Dallon nga përgatitjet
fizike, siç thashë, sepse çdo trajner kërkon përgatitje sipas tij”.

Krejt në fund, kosovari ka bërë edhe një
premtim për tifozët e skuadrës italiane.

“Premtimi i im ndaj tifozëve është siç kam thënë
edhe në prezantimin tim , e ku me pyetën tifozët e ultra se çfarë premtoj, ju
thashë se ju premtoj që do të jap maksimumin në çdo ndeshje në fushë dhe se do
t’ia fitoj zemrat e tyre duke arritur rezultate pozitive”, ka thënë në fund të
kësaj interviste.

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.