Ronaldo thyen dy rekorde në ndeshjen e parë të Euro 2020

Sonte ishte padyshim nata e Cristiano Ronaldos. Portugalia e nisi Euro 2020 me fitore 0:3 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena”.

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke thyer edhe dy rekorde në Kampionatet Evropiane.

Fillimisht me paraqitjen e tij në këtë takim, Ronaldo theu rekordin duke u bërë futbollisti i parë që paraqitet në pesë Kampionate Evropiane.

Më pas me këta dy gola, Ronaldo e theu rekordin e Platinis që kishte nëntë gola të shënuar në Kampionatet Evropiane.

Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Evropianëve me 11 gola, duke e kaluar Michel Platinin i cili ka nëntë.