Ronaldo me një gol pranë rekordit

Torino, 15 korrik 2020 (MEDIAL) – Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo ka shënuar 49 gola në Serie A që nga ardhja në klubin italian. Sipas “Futboll Italia”, portugezi mund të bëhet lojtari i parë që shënon të paktën 50 gola në ligat angleze, italiane dhe spanjolle.

Juventus sonte në ora 21:45 është mysafir tek Sasuolo.

Më parë, reprezantuesi boshnjak Edin Xheko u bë lojtari i parë që shënoi të paktën 50 gola në tre nga pesë ligat më të fuqishme të Evropës. Ai e ka bërë këtë në Itali, Angli dhe Gjermani. mb/

Таг