Ronaldo me mesazh fantastik para ndeshjes së parë të Portugalisë në Euro 2020

Para tri ditëve ka nisur rrugëtimin e tij Kampionati Evropian, i 16-ti me radhë.

Kampioni në fuqi, Portugalia do të fillojë mbrojtjen e titullit nesër me përballjen ndaj Hungarisë.

Para kësaj sfide, kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo erdhi me një mesazh të fuqishëm.

“5 vite më parë befasuam Evropën, duke fituar për herë të parë një garë të madhe ndërkombëtare për Portugalinë. Nga ky grup lojtarësh të jashtëzakonshëm që kanë shkruar emrin e tyre me shkronja të arta në historinë e futbollit, kemi mbetur vetëm 11 në këtë Euro 2020, por e di që të gjithë ata që mungojnë janë këtu tek ne. Jo vetëm ata, por miliona portugezë u përhapën nëpër katër cepat e botës. E dimë që jeni me ekipin, ndjejmë mbështetjen tuaj, brohoritmat tuaja dhe besimin tuaj! Për ju hyjmë në fushë, për ju këndojmë himnin, për ju luftojmë për secilën pikë, për secilën fitore dhe për secilin top…Si kampionë në titull, ne e dimë se përgjegjësitë tona rriten, dhe me to rrisin vullnetin dhe vetëmohimin tonë. Le të lëmë gjithçka në fushë për të ngritur sërish emrin e Portugalisë shumë lart!” – shkroi Ronaldo në faqen e tij në Facebook.