Rinia e BDI-së takoi atdhetarin Haxhi Bari Nuhija, aty ku u themelua UT-ja (FOTO)

/

Të rinjtë e Bashkimit Demokratik për Integrim, sot vizituan shtëpinë e Haxhi Bari Nuhija, ku 26 vite më parë me shumë sakrificë dhe atëdhedashuri u themelua Universiteti i Tetovës, tempulli ynë i shenjtë i dijes dhe shkencës!

“Të rinjtë dijnë të respektojnë të kaluarën, sespse kjo është mënyra e vetme si munden ta gjejnë rrugën e ndritur drejt së ardhmes. I falënderojmë të gjithë për sakrificën dhe punën e tyre, me të cilën u ndërtua kjo fortesë e diturisë!”, thuhet në kumtesë.