Rikthehen masat kundër COVID-19 në Itali, në këtë rajon mbyllen baret dhe restaurantet

Përveç kësaj, duke nisur nga ora 18:00, baret do të mund t’u shërbejnë vetëm klientëve të ulur në një tryezë, sipas urdhëresës rajonale të miratuar dje, por që hyn sot në fuqi deri më 6 nëntor.

Një masë tjetër, shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 18:00, ashtu si edhe konsumimi i ushqimit dhe pijeve në rrugët publike. Sidoqoftë, shpërndarja e ushqimit në shtëpi mbetet e autorizuar, raporton ATSh.

Respektimi i këtyre masave do të sigurohet nga forcat e sigurisë.

“Kontrollet do të jenë të shumta”, theksoi prefekti i Milanos, Renato Saccone.

Gadishulli kaloi dje pragun simbolik prej 10 000 raste të reja me COVID-19 në 24 orë duke konfirmuar një rritje të konsiderueshme të kontaminimeve në vend, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga qeveria.