Rikthehen alarmet e rrejshme për bomba, kërcënohen tetë shkolla

Shkup, 1 dhjetor – Në disa shkolla të mesme të Shkupit sot sërish ka pasur alarme për bomba të vendosura.

Janë evakuuar nxënësit në tetë shkolla, ndër të cilat edhe nga “Josip Broz-Tito”, “Nikolla Karev”, “Orce Nikollov”, “Pançe Karagjozov”…

Nga MPB-ja thonë se janë duke i kontrolluar informacionet për alarmet e reja për bomba të vendosura.