Rigels Xhemollari: Pretendimet e studentëve kishin bazë, testi me pyetje që nuk ishin në programin mësimor

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare është shprehur se pyetjet e testit në provimin e matematikës së maturës, nuk ishin në programin arsimor, si dhe ishin të kopjuara nga teste të huaja.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Xhemollari, u shpreh se akuzat e studentëve kishin bazë, pasi Ministria e Arsimit nuk e përgënjeshtroi dhe pranoi që të ulte kufirin e pikëve për çdo notë.

Rigels Xhemollari: 5 vitet e fundit ka pasur problematika të ndryshme që lidhen me momente të ndryshme të procesit të provimeve. Testi kishte pyetje që nuk ishin në programin arsimor, dhe testi kishte pyetje të kopjuara nga teste të huaja. Duke nisur nga reagimi i MASR  le të kuptojë se akuzat e studentëve kishin bazë. Në atë deklaratë Kushi nuk mu duk si Ministre arsimi, por si një kryetare e një shoqata bamirësie e cila tha e do t’u japim disa pikë maturëntëve, dhe nuk pranoi asnjë përgjegjësi si titullare e këtij institucioni.

Kjo situatë i saj në aspektin e procesit në arsimin e lartë. Maturantët tani janë në një presion të madh. Këtë vit mesatarja është bërë 7.5 për t’u pranuar në Universitetet, pavarësisht kushteve që  mund të kesh kaluar. Univeristetet vetë ashtu si ndodh dhe në vendet e tjera përcaktojnë kritere kuota, madje bëjnë dhe intervista me maturantët që dëshirojnë të studiojnë në atë Universitet dhe më pas I përcaktojnë se kush do të futet. Ne i kemi Univeristetet iniciative përsa i përket kësaj pjese.

Ai thotë se provimet e maturës kishin probleme duke qenë se tezat e shpërndanë para se të niste provimi. Më tej shton se edhe pse kanë kaluar disa ditë ende nuk ka dalë asnjë notë e provimit.

Rigels Xhemollari: Provimet e maturës patën problem përsa i përket administrimit të saj, teza, doli 10 min para, u shpërnda, sipas rregullores nuk duhet të kishte telefona dhe nuk u mor vesh se si u shpërnda. Dhe kjo cënon meritën e nxënësve të mirë, dhe meritën e merr dhe një personi që nuk ka investuar. Problemi është se nota nuk kanë dalë edhe pse kanë kaluar disa ditë.