Restriksionet e reja të kovidit në stendbaj në Kuvend

/

Ka filluar zbatimi i masave të fundit anti-kovid të miratuara nga Qeveria, por tani për tani mbetet e pasigurt se kur do të miratohen ndryshimet e propozuara në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, të cilat duhet të mundësojnë vendosjen e kufizime shtesë në trajtimin e Kovid-19, mes të cilave mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambient të hapur, ndalim i grupimit jashtë pas orës 22:00 dhe kufizime në mbledhjet familjare.

Qeveria i bën thirrje opozitës që t’i miratojë ndryshimet në ligj sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh situatën me përhapjen e koronavirusit në vend. Ata e akuzojnë atë për jokonstruktivitet dhe mbledhje të pikave ditore politike që rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e popullatës.

Nga ana tjetër, opozita VMRO-DPMNE, përgjigjet se në ndryshimet e propozuara ligjore nuk ka masa konkrete për të luftuar pandeminë. Sidoqoftë, ata thonë se megjithëse nuk janë të kënaqur me propozimin, nuk do të bllokojnë miratimin e ligjit në Parlament.

Deputeti Antonio Miloshoski informoi dje në konferencë për shtyp se në mëngjes u zhvillua një takim midis ministrit të Shëndetësisë dhe profesorit Velo Markovski në të cilin u propozua Ideja e VMRO-DPMNE-së për të krijuar komision të posaçëm shtetëror për ta luftuar pandeminë, por kjo nuk u pranua.

“Lidhur me komisionin për ballafaqimin me pandeminë dhe epideminë, ne propozuam që komisioni të ketë 11 anëtarë. Ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave do të ishin në detyrë, ndërsa brenda do të ishin specialistë infektologë 3 anëtarë, epidemiologë 2 anëtarë, mikrobiologë 2 anëtarë, imunolog një anëtar dhe specialist internist një anëtar. Për zhgënjimin tonë, kjo ide dhe propozim nuk u pranuan nga Ministri i Shëndetësisë”, tha Milloshoski.

Siç tha ai, VMRO-DPMNE beson se Komisioni për Sëmundjet Infektive mban një pjesë të përgjegjësisë për masat shumë të parakohshme ose shumë të papërshtatshme të ndërmarra në pesë muajt e fundit.

Lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, ai theksoi se deputetët e patën mundësinë ta marrin atë për herë të parë dje, duke shtuar se të paktën një ditë është e nevojshme për të lexuar atë projektligj.

Prandaj, theksoi, ndër të tjera, ne besojmë se ky ligj është më shumë ndryshim teknik dhe plotësim në vend të jetë ligj që do të kishte masa thelbësore për luftë dhe ballafaqim me pandeminë.

Në pyetjen e gazetarëve se cilat janë kushtet për të dhënë mbështetje në Parlament, Miloshoski theksoi se jo kusht, por propozim thelbësor për këto ndryshime është ideja për të formuar një komision të posaçëm për ta luftuar pandeminë.

“Por, edhe pse ky propozim nuk u pranua, ne si opozitë i bëjmë thirrje qeverisë të caktojë një seancë parlamentare sot dhe ne do të mundësojmë që ky ligj të kalojë me votat e shumicës parlamentare dhe praninë e deputetëve të opozitës. Megjithëse ne besojmë se ka plotësime teknike në ligj që u japin kompetenca inspektorateve por mungojnë masa thelbësore në lidhje me luftën kundër pandemisë”, tha ai.

Kërkesa e VMRO-DPMNE-së për krijimin e komisionit të ri të posaçëm për luftë kundër Kovid 19, nuk është i pranueshëm, konsideron ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili do të zgjidhet nga Parlamenti, është vetëm një mënyrë për të treguar gjoja kujdes dhe konstruktivitetin e pretenduar, ndërsa në fakt, ai propozim është i pabazë.

“Në Komisionin për Sëmundje Infektive anëtarë janë profesionistë të lartë, ekspertë të fushës së tyre. Që nga fillimi i krizës, të gjitha vendimet, rekomandimet dhe masat e Komisionit për Sëmundje Infektive bazohen në analiza të shëndosha epidemiologjike dhe unitet në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Unë reagoj ashpër ndaj përpjekjes së përsëritur të VMRO-DPMNE-së për t’i bllokuar ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive dhe masat e reja për ta parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Kjo është një përpjekje kuptimplote dhe tendencioze për pika të politikës ditore që e rrezikon drejtpërdrejt shëndetin e popullatës”, shkroi Filipçe në Fejsbuk.

Njëherit ai kritikoi VMRO-DPMNE-në se që nga fillimi i krizës me koronavirusin në vend, ata veprojnë në mënyrë jokonstruktive, ndaj të gjithëve që bëjnë çdo përpjekje për t’u ballafaquar me virusin në vend.

Ai bëri thirrje për mendje të shëndoshë dhe përgjegjësi dhe shëndeti publik të jenë mbi interesat e partisë. Virusi nuk po na pret, masat duhet të ndërmerren sa më shpejt të jetë e mundur, shkroi Filipçe.

Debati në Kuvend për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive duhej të fillonte dje, ato nuk u vunë në rendin e ditës të seancës pasi opozita kërkoi kohë për t’i shqyrtuar ato.

Ndërsa negociatat janë duke u zhvilluar kur do të caktohet seanca parlamentare për këtë çështje, masat e reja anti-kovid të miratuara në seancën e fundit të Qeverisë hynë në fuqi mbrëmë. Ata parashikojnë që objektet hotelierike të punojnë deri në orën 23:00, administrata shtetërore ta organizojë punën nga shtëpia ose me ndërrime, si dhe kapaciteti i transportit publik të kufizohet me 50 për qind.