Rënie e ndjeshme e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit

Mori sot do të jetë kryesisht i vranët. Nga mëngjesi në pjesët perëndimore dhe më pas në pjesët veriore të vendit do të ketë reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa nëpër male pritet të ketë reshje bore.

Do të fryjë erë veriore (kohë pas kohe me shpejtësi mbi 70 km/h). Era do të jetë më e theksuar përgjatë luginës së Lumit Vardar dhe në vendet më të larta. Temperatura maksimale do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup, moti kryesisht i vranët. Në mëngjes me erë të fortë të shoqëruar me shi të herëpashershëm. Temperatura maksimale do të arrijë 11 gradë Celsius.