Remenski: Më mirë do të ishte Zaev të qëndrojë neutral në përzgjedhjen e kryetarit

Shkup, 7 dhjetor – Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Frosina Remenski, në një deklaratë për Fokus, është shprehur se ka mbështetje të madhe nga funksionarë të tanishëm dhe ish funksionarë, por gjithashtu edhe nga anëtarë të sinqertë, transmeton Zhurnal.

“Mund të lavdërohem me emrat dhe autoritetin e tyre, disa prej tyre do të jenë dhe bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, por kjo nuk shkon në drejtim të bashkimit, por nxitë debate shtesë për “tabore, degë, rezultate të premtuara, lojëra jo principiele, presione mbi anëtarësinë”, dhe përçarje të anëtarësisë e cila duhet të votojë të dielën. Unë dua të dielën të vlerësohet dhe votohet autoriteti im, kontributi dhe vizioni për partinë, dhe jo rezultatet e ministrave”, thotë Remenski për Fokus.

Ajo konsideron se duhet të votohet për vizionin e kandidatëve dhe jo për hijen e tyre në parti.

Ajo gjithashtu shton se mbështetja e anëtarësisë me votim të fshehtë është e rëndësishme dhe beson se e dinë kush në cilën pistë.

“Nëse kryetari Zoran Zaev e respektonte principin e ish kryetarit të LSDM-së Branko Crvenkovski nga viti 2013 të jetë neutral në garën për pasardhësin e tij, kjo garë do ta rriste pavarësinë, pamjen dhe integritetin e të gjithë kandidatëve. Anëtarësia dëshiron vazhdimësi, por dëshiron dhe ndryshime të cilat do t’i kemi nëse sjellim risi dhe nëse shohim kë e kemi harruar në rrugën drejt pushtetit” thotë Remenski.//Zhurnal.mk