Regjistrohen 101 raste pozitive në Kovid, pesë persona kanë vdekur, 22 janë shëruar

Shkup, 21 qershor 2020 (MEDIAL) – Në 24 orët e fundit janë realizuar 776 teste, dhe janë regjistruar 101 raste të reja të KOVID-19 në: Shkup-57, Kumanovë-13, Dibër-1, Shtip-3, Tetovë-19, Strugë-1, Veles-1, Manastir-2, Ohër-1, Gostivar-1, Resnjë-2. Pesë pacientë vdiqën (dy nga Kumanova dhe nga një nga Shkupi, Struga dhe Gostivari). Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 22 pacientë të shëruar, nga të cilët 11 nga Shkupi, 10 nga Tetova dhe një nga Velesi.

Në SPQ ” 8 Shtatori” vdiq një paciente 77-vjeçar nga Shkupi, e pranuar më 2 qershor dhe një pacient 45-vjeçar nga Gostivari i cili u shtrua në spital më 14 qershor. Në SP Strugë vdiq një pacient 80-vjeçar i hospitalizuar më 15 qershor. Një pacient 51 vjeçar vdiq nëSP Kumanovë, i hospitalizuar më 14 qershor. Më 19 qershor, një pacient 40-vjeçar nga Kumanova vdiq, i konfirmuar pozitiv në 20 qershor.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 5106, numri i pacientëve që shërohen arrin 1926, numri i vdekjeve arriti 238, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2942. Aktualisht shpërndarja sipas qyteteve është si vijon:

Shkup 2498, aktiv 1699
• Kumanovë 692, aktiv 239
• Dibër 82, aktiv 30
• Shtip 267, aktiv 210
• Prilep 231, aktiv 18
• Tetovë 534, aktiv 325
• Strugë 170, aktiv 90
• Veles 165, aktiv 32
• Manastir 40, aktiv 11
• Ohër 99, aktiv 80
• Kavadar 11, aktiv 6
• Gostivar 82, aktiv 54
• Gjevgjeli 9, aktiv 5 (* 2 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Bogdancit)
• Strumicë 10, aktiv 7
• Kriva Pallankë 11, aktiv 5
• Radovish 4, aktiv 0
• Krushevo 5, aktiv 2
• Koçani 59, aktiv 26
• Probistip 12, aktiv 10
• Demir Hisar 1, aktiv 0
• Makedonski Brod 3, aktiv 1
• Pehçevo 5, aktiv 2
• Berovë 2, aktiv 1
• Valandovë 6, aktiv 4
• Vinicë 3, aktiv 0
• Delçevë 1, aktiv 0
• Kratovë 4, aktiv 2
• Shën Nikollë 14, aktiv 12
• Kërçovë 8, aktiv 5
• Resnjë 59, aktiv 58
• Negotinë 19, aktiv 8 (* 10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Janë bërë 776 testet përmes: ISHP-346, QSHP Shkup-13, Avicena-90, Biotek-130, ASHAM-137, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -60 dhe Mjekësi Ligjore-0. Asnjë të dhënë nuk u ka nga laboratori Sistina derisa raporti u dërgua në ISHP. Nëse arrijnë, ata do të përfshihen në raportin e së nesërmes. Deri më tani, janë kryer gjithsej 51.160 teste kovid në vend.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar pesë pacientë. Gjithsej  janë hospitalizuar 95 pacientë. Në mbështetje me oksigjen janë 45 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Deri sot në mëngjes në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar nëntë raste të reja, ndërsa janë hospitalizuar 133. Në makinë respiratore janë shtatë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 35 pacientë, ndërsa në Shtip janë hospitalizuar 18 pacientë, Në reporteret infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 81 pacientë – pozitiv dhe të dyshuar me Kovid-19.

Raste aktive në komunën e Shkupit në përfundim me ditën e djeshme (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në distribuimin nëpër komuna në Shkup):

• Çair- 384
• Aerodrom – 130
• Butel – 140
• Gazi Babë – 153
• Qendër – 133
• Karposh – 114
• Saraj – 130
• Kisella Vodë – 95
• Gjorçe Petrov – 77
• Studeniçani – 84
• Shuto Orizar – 69
• Haraçinë – 55
• Ilinden – 30
• Petrovec – 12
• Çuçer Sandevë – 12
• Sopishte – 13
• Zelenikovë -2
• të huaj – 4
• të pa shpërndarë – 5. sn/