Regjisori BEKTESHI: Turp për TARAVARIN!

/

Regjisori i mirënjohur, Kushtrim Bekteshi ka reaguar ndaj veprimit të kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari lidhur me shpifjet ndaj babait të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademit!

Bekteshi këtë shpifje dhe veprimin e Taravarit e ka quajtur të turpshëm, të ulët dhe irrituese!

“Kjo shpifje është vërtet e turpshme, e ulët, irrituese për çdo kënd që e njeh personalisht Bashkimin dhe e di se sa njeri i drejtë dhe i ndershëm është ai. Kjo shpifje lëndon ndjenjat e gjithë familjarëve të tij, ku bëj pjesë edhe unë. Përpjekja për ta njollosur Bashkimin për arsye konkurence e rivaliteti politik i kalon gjitha kufijtë e etikës njerëzore e intelektuale në një fushatë zgjedhore. Turp e përtej turpit”, ka komentuar Bekteshi!