Regjim i veçantë i komunikacionit me rastin e Ilindenit në rajonin e SPB Manastir

Shkup, 31 korrik – Nesër dhe të martë do të ndërmerren masa të veçanta për zhvillim të sigurt dhe pa pengesa të komunikacionit për shkak të mbajtjes së festës me rastin e festës kombëtare “Ilinden 2022” në Krushevë.
Për këto arsye, SPB Manastir do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, duke filluar nga ora 15:00 më 01.08.2022 deri në ora 22:00 më 02.08.2022 në ora 22:00 në rrugën rajonale R-1306, pjesa: Prilep – Krivogashtani – Krushevë – Demir Hisar, si dhe në rrugën rajonale R-2337, pjesa: Krushevë – vendi i quajtur “Sliva”, në rrjetin rrugor nëpër qytetin e Krushevës dhe në shtigjet të cilat çojnë në Meçkin Kamen.
Sektori për Punë të Brendshme Manastir apelon tek banorët lokalë që të përmbahen nga lëvizjet me makina punuese dhe bujqësore nëpër rrugët e theksuara rrugore në periudhën e theksuar.
Tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion apelon që të respektohen urdhrat të cilat do t’i japin policët dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, si dhe rregulloret e qarkullimit për ndryshimin e regjimit të komunikacionit me qëllim të zhvillim të sigurt dhe pa pengesa të komunikacionit.