Reali është i interesuar për Dibalën dhe mund ta këmbejë për Iskon ose Krosin

Madrid, 10 gusht 2020 (MEDIAL) – Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dibala, mund ta vazhdojë karrierën në Real Madrid, transmeton “Sport Mediaset”.

Sipas burimit, klubi mbretëror është i interesuar për argjentinasin 26-të vjeçar dhe është i gatshëm për të ta ofrojë në këmbim Iskon ose Toni Kros.

Mbetet të pritet përgjigjja e kampionit italian që të shihet nëse do të ketë shpërngulje të lojtarëve në drejtimin Madrid – Torino dhe anasjelltas.

Sezonin e kaluar, Dibala luajti 46 ndeshje në të gjitha garat, në të cilat shënoi 17 gola dhe ka realizuar tetë asistime. Gjithashtu, sulmuesi është shpallur si lojtari më i mirë në kampionatin italian. sa/

Таг