Reagim i SHA EMV për kumtesën e VMRO-DPMNE-së

Shkup, 10 gusht 2020

Partia opozitare e VMRO-DPMNE-së përpiqet SHA EMV-në të mos ia shesë  furnizuesit universal EVN Houm gjithë energjinë elektrike  e cila i nevojitet për furnizim të qytetarëve, por vetëm 75% ndërsa pjesën tjetër  EMV ta shesë  në tregun e lirë dhe të fitojë më shumë.

A janë të vetëdijshëm VMRO-DPMNE  se kjo do të thotë se furnizuesi universal do të duhet  pjesën prej 25% ta blejë pikërisht në tregun e lirë për çmim shumë të lartë? Dhe se  kjo do të thotë rritje drastike  e çmimit të energjisë elektrike?

A bën përpjekje VMRO-DPMNE për çmim dyfish më të lartë të energjisë elektrike për qytetarët? E dukshme është se partia opozitare merret vetëm me politikën ditore dhe  deklaratat pa ide jokonsistente prej të cilave  askush  në shtet nuk ka interes.

Edhe njëherë përmendim se çmimi i SHA EMV është më i ulët për 55% nga çmimi i energjisë elektrike  në tregun e lirë.

Potencojmë edhe se kompania i ndërmerr të gjitha masat për optimizëm të prodhimtarisë dhe të  shpenzimeve, ndërsa në të njëjtën kohë zbaton  investime në burimet e ripërtërira nga mjetet personale të cilat i siguron  me punën e tyre, si dhe nga linjat  e institucioneve financiare botërore, të cilat pastaj rregullisht i servison.

SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut

______________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale