Rasti i Eriksen “tremb” futbollin, ja numri rekord i mjekëve të pranishëm në sfidën Spanjë-Suedi

Teksa kanë mbetur vetëm disa minuta nga startimi i sfidës Spanjë-Suedi e vlefshme për Grupin D në Kampionatin Europian, gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka publikuar një lajm që i ka habitur të gjithë.

Sfida do të luhet në qytetin e Sevijës dhe autoritete lokale për të shmangur ndonjë rast si ai Eriksen kanë autorizuar praninë e plot 31 mjekëve dhe specialistëve në stadium gjatë kohës që do të zhvillohet ndeshja.

7 prej tyre janë mjekë, 7 infermierë ndërsa 17 janë specialistë në menaxhimin e urgjencave mjekësore.

Një numër mjaft i lartë ky për një ndeshje futbolli, por autoritetet janë ndërgjegjësuar dhe po kërkojnë të shmangin çdo fatkeqësi të mundshme.