Raportet vjetore të ESHR-së dhe AMS-së në procedurë parlamentare

Shkup, 26 korrik – Komisioni për financim dhe buxhet sot do të mbajë seancë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në rend të ditës do të prezantohet Raporti vjetor për revizionet e kryera dhe punën e Entit Shtetëror për Revizion (ESHR) për vitin 2021.

Para anëtarëve të këtij Komisioni do të gjendet edhe Raportin vjetor për punën e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për vitin 2021, Raporti vjetor i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për gjendjen dhe lëvizjet e tregut të sigurimeve në vitin 2021, si dhe raportet financiare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në vitin 2021.