Qyteti i Shkupit: Me sterilizatorin e ri, Drisla bëhet deponi bashkëkohore

Shkup, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Ndërmarrja publike deponia Drisla – Shkup paralajmëroi sterilizator të ri për trajtimin e mbeturinave mjekësore nga maska e njohur italiane CISA, që është sistem inovativ tërësisht i automatizuar me teknologji dhe cilësi të lartë.

“Me furnizimin e sterilizatorit i jepet fund veprimit të papërgjegjshëm dhe të pamatur me mbeturinat mjekësore, gjegjësisht përpunim jopërkatës të mbeturinave mjekësore, i cili më pas ka përfunduar në Drisla si mbeturinë e thjeshtë, që paraqet rrezik potencial për mjedisin jetësor dhe për shëndetin e njerëzve”, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Sterilizatori i ri me kapacitet prej 2.000 litrave dhe mund për një orë të trajtorë 350 kilogramë mbeturina që do t’i kënaqë nevojat ditore të deponisë. Sistemi për trajtimin e mbeturinave mjekësore është i pajisur me shreder i cili e zvogëlon deri në 80 për qind volumin e tij, me pompë të thatë me vakum që do të kontribuojë për kursim të konsumit të ujit dhe deri në 98 për qind, si dhe sistem për kursim të energjisë i cili njëkohësisht siguron edhe siguri ekologjike dhe nuk lejon ajrin ta lëshojë sterilizatori ta ndotë mjedisin. fb/