QMK: Tre ekipe zhytjeje nga Tigrat e vazhdojnë kërkimin pas 30-vjeçarit në liqenin e Likovës
Shkup, 31 korrik – Tre ekipe zhytjeje nga Tigrat janë duke kërkuar në ujërat e liqenit të Likovës në vendin ku është zhdukur një burrë 30-vjeçar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Siç informojnë nga QMK, bëhet fjalë për një burrë 30-vjeçar i cili u zhduk dje në digën e Gllaznjës, të rajonit të Likovës.

Personi i cili informohet se është nga fshati Nikushtak ka hyrë dje në liqen nga diga e Gllazhnjës dhe që atëherë nuk ka dalë më.
Rasti dje është raportuar në SPB-në e Kumanovës, ndërsa është thirrur edhe ekipi i zhytjes nga MPB-ja.

